Messi, Neymar dhe Mbappe startues, por PSG nuk arritën madje të regjistronin asnjë goditje në portë
PSG është befasuar nga skuadra e Rennes duke u mposhtur 2-0 si mysafir, në ndeshjen e cila ishte vlefshme për xhiron e nëntë në Ligue 1.
Sport
PSG ishin në një ecuri prej 10 fitoreve radhazi në të gjitha garat, përfshirë këtu tetë në kampionat, por u ndalën më në fund nga skuadra e Rennes e cila kishte vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.
Përveç humbjes, PSG madje nuk arritën të regjistronin asnjë goditje të vetme në portë në këtë ballafaqim, pavarësisht faktit se sulmi i parisienëve përbëhej nga lojtarët e kalibrit më të lartë botëror në fazën sulmuese, si Neymar, Messi, Mbappe e Di Maria.
PSG kishin 13 goditje në total në këtë sfidë, por të gjitha goditjet përfunduan jashtë kuadratit, gjersa një ishte ndalur në shtyllë, përderisa Rennes kishin 12 goditje, prej të cilave katër në portë, dhe prej të cilave dy ishin të konkretizuara me gol. /Lajmi.net
PSG did not register a single shot on target during their 2-0 defeat to Rennes.
Ángel Di María, Neymar, Kylian Mbappé and Lionel Messi were all in the starting XI. ? pic.twitter.com/3dkBnFL08Q
— Squawka Football (@Squawka) October 3, 2021