Messi në rrugë të mirë për t’u rikthyer në ‘El Clasico’
Skuadra e Barcelonës ka marrë lajme të mira lidhur me rikuperimin nga lëndimi të Lionel Messit.

Sport
Lionel Messi ka bërë hapa pozitiv drejt rikuperimit nga lëndimi i gjurit dhe ka gjasa të mëdha që të jetë i gatshëm për përballjen me Real Madridin
Madje, përzgjedhësi i Argjentinës, Gerardo Martino, beson se lojtari do të mund të luajë edhe para datës 21 nëntor, në ndeshjet kualifikuese për Botërorin ‘Rusia 2018’.
Sidoqoftë, as klubi i Barcelonës e as vëllai i Messit, Rodrigo, të cilët kanë folur për disa medium spanjolle, nuk e kanë përcaktuar ndonjë datë për rikthimin e futbollistit.