Messi në 10 vite me Barcelonën fitoi 22 trofe (Foto)
Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë, pasi Messi në dhjetë vite karrierë të tij me skuadrën e Barcelonës, ka arritur të fitojë hiç më pak se 22 trofe.

Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka qenë me të vërtetë i jashtëzakonshëm në dhjetë vite karrierë me skuadrën e Barcelonës.
Që nga vitit 2004 e deri më sot, Messi ka arritur të fitojë plotë 22 trofe me Barcelonën, duke mos llogaritur këtu edhe dy të tjerë që i fitoi me Argjentinën.
Fenomeni Messi ka fituar 7 La Liga, 3 Liga të Kampionëve, 2 Copa del Rey, 6 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa të Evropës dhe 2 Kupa të Botës për Klube.
Messi i vetëm ka fituar dyfish më shumë se sa Real Madridi, që në epokën e fundit ka fituar vetëm 10 kupa në të gjitha garat.
Kjo nuk është e gjitha, kur dihet se Messi vetëm këtë edicion është në garë edhe për dy tituj, pasi ai dhe Barcelona janë në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të luajnë kundër Juventusit dhe në finale të Copa del Reay, ku do të luajnë kundër Athletic Bilbaos.