Messi merr 100 milionë euro nga Anglia, që të mos rinovojë me Barcelonën

Rinovimi i Lionel Messit po ndiqet me interesa nga skuadrat e mëdha që kanë gati planin për ta rrëmbyer, madje duke ofruar dhe shifra të frikshme.

Sport

21/11/2016 15:17

Sipas gazetës katalanase “El Mundo de Portivo”, Messit i është ofruar shiframarramendëse prej 100 milionë eurosh në mënyrë që ai të largohet nga Spanja në verën e 2018-s.

Kjo do të thotë se klubi i interesuar nuk do të jetë i detyruar të paguajë klauzolën prej 250 milionë të asit argjentinas, duke e kompensuar me pagesën e 100 milionëve.

Mendohet se pas kësaj oferte tunduese qëndron Manchester City, por askush nuk e konfirmon një lajm të tillë.