“Messi më i miri i të gjitha kohërave, Ronaldo lojtar për ndeshjet e mëdha”
Declan Rice ka dhënë mendimin e tij sa i përket lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave në futboll.
Sport
Lojtari që lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Manchester United për t’u bërë shok skuadre me Cristiano Ronaldon, e sheh Messin si lojtarin më të mirë në histori.
Mesfushori i West Ham thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, por e sheh Ronaldon si zgjedhje të tij për momentet e mëdha.
“Është pyetje e vështirë sepse është e qartë se çfarë kanë bërë ai e Ronaldo, askush s’mund ta bëjë atë. Por Messi, ndihem sikur çfarë bën ai me topin e futbollit, është thjeshtë special, dhe nuk mendoj se do të shohim ndonjëherë më një lojtar të tillë përsëri”, ka thënë Rice, transmeton lajmi.net.
“Më duhet të them Ronaldo”, shtoi Rice, i pyetur për momentet vendimtare. “Penalltitë që ka shënuar në momente të mëdha, finalet e Ligës së Kampionëve, turnetë. 100 do të vija bast për Ronaldon, kur është puna te momentet e mëdha”, shtoi anglezi.
Declan Rice tash e një kohë kërkohet nga skuadrat e mëdha angleze. Manchester United janë afër të bindin West Ham për kartonin e tij. /Lajmi.net/