Messi ‘mbret’ i La Liga-s, ja sa shumë rekorde ka thyer
Përkundër largimit nga Barcelona emri i tij po vazhdon të përmendet ende në Spanjë.

Sport
Saktësisht sot 17 vjet më parë, Leo Messi debutoi me fanellën e Barcelonës, shkruan lajmi.net.
Argjentinasi ka thyer rekorde të shumtë në karrierë, e sidomos në La Liga aty ku për 17 vite nuk ka lënë pothuajse rekord pa thyer.
Janë tetë rekorde që mbajnë ’emrin’ e Messit dhe vështirë që mund të thyen nga ndokush në të ardhmen e afërt.
Look at the La Liga record books and all you’ll see is Lionel Messi! ?
⏮ It’s been 17 years since he made his debut for Barcelona ? pic.twitter.com/biEy7SrqB0
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 16, 2021
34-vjeçari, është golashënuesi më i mirë në histori të La Liga-s me 474 gola, ka shënuar 50 gola në edicionin 2011/12, ka realizuar më së shumti gola nga gjuajtjet e lira plotë 50 sosh, ka bërë më së shumti asistime 217.
Leo gjithashtu ka më së shumti asistime në një sezon 22 në edicionin 2019/20, më së shumti hat-rik në histori 36, më së shumti hat-rick në një sezon tetë në edicionin 2011/22, dhe më së shumti gola të shënuar që i kanë sjellur fitore Barçës plotë 124.
Të gjitha këto rekorde Messi i ka në La Liga, duke u bërë kështu ‘mbret’ i padiskutueshëm i Spanjës.
Kujtojmë që ylli i futbollit botëror gjatë verës kaloi te PSG si futbollistë i lirë. /Lajmi.net/