Messi, kandidat në zgjedhjet e Britanisë së Madhe (FOTO)

Lionel Messi është kandidat në zgjedhjet e Britanisë së Madhe. Në formë shakaje, një votues e ka përfshirë emrin e sulmuesit të Barcelonës, në listën e kandidatëve.

Sport

07/05/2015 23:33

Lionel Messi është kandidat në zgjedhjet e Britanisë së Madhe.

Një votues në Britaninë e Madhe ka bërë një gjest qesharak sot kur u mbajtën zgjedhjet në këtë vend.

Ai nuk e votoi asnjërin prej kandidatëve që kishte në listë, por shtoi në fund një kandidat të preferuar.

Ai ishte ylli i Barcelonës që shkëlqeu mbrëmë në fitoren 3:0 të Barcelonës kundër Bayern Munichut.