Messi: Isha i dëshpëruar të shënoja golin e parë me PSG-në

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi ka pranuar se ishte i dëshpëruar për të shënuar golin e parë me PSG-në.

Sport

29/09/2021 10:39

34-vjeçari zhvilloi 264 minuta, pra luajti një muaj që të shënojë golin e parë në fanellën e PSG-së, transmeton lajmi.net.

Dje, pas një asistimi më thembër nga Mbappe, argjentinasi në mënyrë maestrale dërgoi topin në rrjetë.

Duke folur, Messi zbuloi se ishte i dëshpëruar që të shënonte këtë gol të parë.

“Është e vërtet që isha i dëshpëruar të shënoja golin tim të parë. Nuk kam luajtur shumë së fundmi”.

“Sa më shumë që sulmuesit luajmë se bashku, lidhja jonë bëhet më e mirë. Duhet të rritemi se bashku dhe të përmirësohemi që të japim më të mirën”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, ndeshja e radhës për PSG-në është kundër Rennes në vikend./Lajmi.net/