Messi fitoi Topin e Artë, por ja sa vota ishte para Lewandowskit

Ylli i PSG-së, Lionel Messi fitoi sërish Topin e Artë, që është i shtati në karrierë.

Sport

29/11/2021 22:10

Argjentinasi arriti të mposht yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski, shkruan lajmi.net.

126 gazetarë nga anë e mbanë bota votuan për më të mirin e vitit 2021 dhe Lionel Messi ishte më i votuari.

Argjentinasi kishte 613 pikë, plotë 33 pikë më shumë se Leëa që u rendit i dyti (580 pikë).

Ndërkohë, Messi deklaroi se Lewandowski e meritoi çmimin e Topit të Artë falë trofeve që fitoi vitin e kaluar me Bayern Munichun, ku arritën tripletën, por fatkeqësisht ceremonia u anulua shkaku i pandemisë së COVID-19./Lajmi.net