Messi është në rregull
Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka insistuar se gjithçka është në rregull me sulmuesin Lionel Messi. Ylli argjentinas nuk ka shënuar në katër ndeshjet e fundit në La Ligë kurse nuk e gjeti golin as të premten mbrëma në derbin e qytetit kundër Espanyolit ku sulmuesi Alexis Sanchez përcaktoi fituesin me golin e tij në…

Sport
Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka insistuar se gjithçka është në rregull me sulmuesin Lionel Messi. Ylli argjentinas nuk ka shënuar në katër ndeshjet e fundit në La Ligë kurse nuk e gjeti golin as të premten mbrëma në derbin e qytetit kundër Espanyolit ku sulmuesi Alexis Sanchez përcaktoi fituesin me golin e tij në pjesën e dytë.
Por, Martino ka thënë se Messi i ofron ekipit atë që pritet prej tij.
“Vazhdoj të them të njëjtën gjë, më duhet të bëjë një analist të veçantë për të në çdo ndeshje”, deklaroi Martino në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
“Ai është futbollisti më i rëndësishëm në ekipin përplot me futbollistë të shkëlqyeshëm. Ai luan në mënyrën e tij dhe na ofron atë që duhet të na ofrojë. Nëse ne vazhdojmë të fitojmë, do të shohim më të mirën nga të gjithë futbollistët tanë, shumë shpejt”, theksoi ai.