Messi ëndërron të bëhet si Aguero

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka thënë se nuk dëshiron të bëhet si bashkëkombësi i tij Lionel Messi, pasi ylli i Barcelonës ëndërron të bëhet si ai.

Sport

27/05/2014 14:24

Sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero ka bërë shaka duke thënë se bashkëkombësi i tij Lionel Messi synon të bëhet i mirë si ai, dhe jo e kundërta.

Ylli i Manchester Cityt shkëlqeu për skuadrën e tij që fitoi titullin e kampionit të Premierligës, në xhiron e fundit.

Ndërsa, Messi e humbi kurorën e La Ligës me Barcelonën, duke dështuar të mposhtin kampionin e ri Atletico Madrid, në xhiron e fundit.

I pyetur gjatë një interviste nëse mendon se mund të arrijë nivelin e katër herë fituesit të Topit të Artë, Aguero pranoi dëshirën e tij të bëhet një prej më të mëdhenjve në futboll, por theksoi se është Messi ai që synon të bëhet si ai.

“Të shpresojmë se një ditë do të bëhem futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Aguero gjatë një interviste që shënoi publikimin e PUMA Tricks.

“Por, ndaluni një minutë, nuk ëndërrohem të bëhem si Messi, sepse ai ëndërron të bëhet si unë”, u shpreh ai.