Messi e pranon: Ronaldo ka qenë i jashtëzakonshëm

Edhe pse janë rival të mëdhenj në fushat e lojës, Lionel Messi e ka pranuar dhe ka befasuar të pranishmit në Cyrih, pasi ka thënë fjalë shumë të mira për Cristiano Ronaldon.

Sport

12/01/2015 16:39

Messi i ka befasuar të pranishmit dhe tifozët që janë duke e ndjekur në mënyrë të drejtëpërdrejtë intervistën e tij. Argjentinasi ka thënë se Ronaldo kishte një vit të jashtëzakonshëm dhe është një lojtar i shkëlqyer.

“Në çdo vit ne kemi objektive të njëjta. Ne dëshirojmë të triumfojmë në secilën garë që jemi duke luajtur. Me skuadrën, dhe pas saj ne kemi Kupën e Amerikës në Argjentinë”, tha Messi.

“Ajo që ka bërë Ronaldo gjatë këtij sezoni ishte me të vërtetë impresive. Ai kishte një vit të jashtëzakonshëm”, përfundoi argjentinasi deklaratën e tij të cilën e tha para disa minutave.