Messi e përmirësoi Ronaldon
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se rivaliteti mes Cristiano Ronaldos me Lionel Messin e ka përmirësuar yllin e Real Madridit. Ronaldo dhe Messi konsiderohen si dy futbollistët më të mirë në botë dhe do ta ringjallin rivalitetin të shtunën në El Clasicon e parë të këtij sezoni. Messi e ka mposhtur Ronaldon në garë…

Sport
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se rivaliteti mes Cristiano Ronaldos me Lionel Messin e ka përmirësuar yllin e Real Madridit.
Ronaldo dhe Messi konsiderohen si dy futbollistët më të mirë në botë dhe do ta ringjallin rivalitetin të shtunën në El Clasicon e parë të këtij sezoni.
Messi e ka mposhtur Ronaldon në garë për katër Topa të Artë dhe dyshja është në garë edhe për çmimin e këtij viti.
Pique, i cili luajti me Ronaldon në Manchester United para transferimit në Barcelonë më 2008, beson se gara e vazhdueshme mes portugezit dhe Messit i ka bërë mirë yllit të Real Madridit.
“Përveç punës së tij, mendoj se rivaliteti me Messin e ka bërë Ronaldon edhe më të mirë”, deklaroi Pique për Kicker. “Gjithmonë e kam admiruar, sepse është punëtor, makinë”, u shpreh reprezentuesi spanjoll.
Messi dhe Ronaldo kanë realizuar nga tetë gola secili, deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë.