Messi e dëshiron Rijkaardin

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dëshiron që Luis Enrique të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës. Dhe, në vend të tij të rikthehet në detyrë, Frank Rijkaard.

Sport

09/01/2015 19:07

Barcelona, kaosi vazhdon. Fitorja e thellë 5:0 ndaj Elches nuk i ka zgjidhur problemet mes ekipit dhe trajnerit Luis Enrique.

Sipas “El Confidencial”, disa prej futbollistëve, përfshirë yllin më të madh Lionel Messi janë haptas kundër trajnerit Luis Enrique.

Madje, ylli argjentinas dëshiron që Enrique të largohet sa më parë nga detyra dhe në vend të tij skuadra të drejtohet nga ish trajneri i gjigantit katalan, Frank Rijkaard.