Messi, arsyeja e lotëve të Ronaldos

Cristiano Ronaldo u pikëllua shumë pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve. Dhe, arsyeja ka të bëjë edhe me rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi.

Sport

15/05/2015 13:56

Eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk ishte arsyeja e vetme e pikëllimit të Cristiano Ronaldos.

Ylli i Real Madridit shkoi drejt zhveshtores menjëherë pas përfundimit të barazimit 1:1 me Juventusin të mërkurën pas së cilit Los Blancos u eliminuan në gjysmëfinale të garës.

Duke marrë parasysh se Reali është jashtë garës në Copa del Rey dhe në pozitë shumë të vështirë për titull në La Ligë, lotët e Ronaldos ishin edhe për Topin e Artë, ku tani Lionel Messi është favorit për ta fituar.