Messi arrin në Paris, kompleton kalimin brenda disa orëve

Sulmuesi Lionel Messi ka arritur në Paris.

Sport

10/08/2021 15:59

Argjentinasi arriti marrëveshje të plotë me PSG-në, ndërsa sot (e martë), arriti në Paris, shkruan lajmi.net.

Messi tani do bëjë testet mjekësore dhe pastaj do nënshkruajë kontratë për vite me opsion për një tjetër.

Nga kontrata e “Parisienëve”, Messi do këtë të garantuar 25 milionë euro dhe 10 milionë euro shtesë, nëse plotësohen bonuset.

Në orët në vijim do bëhet zyrtare transferimi i Messit në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/