Mësoni sa jeni në kohë, babai duhet t’i bisedoj këto gjëra patjetër me djalin

Këtu do të gjeni këshillat dhe mësimet që çdo baba duhet t’i mësojë djalit të tij.

Lifestyle

20/04/2021 14:38

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se nënat luajnë rolin më të rëndësishëm në jetën dhe edukimin e fëmijëve, ka gjëra që një baba me siguri di të bëjë më mirë. Sidomos kur bëhet fjalë për një djalë, shkruan “IconStyle”.

Vetëm mendoni: djemtë kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre nën ndikimin e shoqërinë e grave, duke filluar që nga edukatoret e kopshtit, mësueset në shkollë, 90% e të cilave janë gra, dhe për këtë arsye atyre shpesh u mungon edukimi mashkullor, transmeton lajmi.net.

Mësojini sa e rëndësishme është të dish të fitosh dhe të humbësh

Përveç miqve, cili është shoku më i mirë për një fëmijë në konkurse dhe lojëra të ndryshme? Babi, natyrisht. Ky është një trajnim i mirë për cilësitë mashkullore. Nëpërmjet këtyre lojërave, fëmija do të ndiejë shijen e fitores dhe do të kuptojë se sa përpjekje duhet për ta arritur atë. Dhe për babanë, lojëra të tilla do të jenë një mundësi e shkëlqyer për t’i shpjeguar djalit se humbjet janë të pashmangshme. Nëse bie, ju duhet vetëm të ngriheni dhe të vazhdoni sërish: nuk ka asgjë të turpshme për një dështim.

Mësojini atij sjelljen e duhur ndaj femrave

Një nënë mund t’ia tregojë djalit të saj se si ta trajtojë një grua, por vetëm babai do të jetë në gjendje t’i tregojë të gjitha këto nëpërmjet shembullit të tij. Do të jetë mirë nëse djali mëson prej babait  të gjitha gjërat më të rëndësishme për një grua. Jo nga miqtë, jo nga interneti, por nga babai – kjo është e rëndësishme. Merrni djalin tuaj me ju për të blerë lule për nënën. Shko në dyqan së bashku dhe me mirësjellje bisedoni me arkëtaren në mënyrë që fëmija të mos ngurrojë të komunikojë me gratë e panjohura.

Bëni një bisedë mes burrash për dashurinë

Le të mësojë biri yt për këtë ndjenjë të fuqishme nga bisedat mashkullore në zemër kur të vijë koha. Për një të ri do të jetë një dhuratë e vlefshme nëse i ati i tregon atij për dashurinë e tij të parë dhe datat e para dhe se ai nuk duhet të ngutet, sepse është më mirë të presësh për vajzën e duhur që do të krijojë një shkëndijë në shpirtin e tij.

Mësojini atij si t’i dalë vetes për zot dhe të jetë i guximshëm

Një baba është i vetmi që mund të mësojë si duhet djalin e tij për të qenë i forte. Ai mund ta mësojë se kur është e arsyeshme të mos i kushtojë vëmendje provokimeve dhe të largohet me qetësi. /Lajmi.net/