Mësohet se kush do prezantojë në Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH

Kanë nisur përgatitjet për festivalin e këngës.

ShowBiz

06/11/2020 23:04

Ditë më parë janë publikuar emrat e konkurrentëve që synojnë ta përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2021”, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, së fundi janë konfirmuar emrat e prezantuesve të Fest ’59, bëhet fjalë për Blendi Salaj dhe Jonida Vokshin.

Nuk dihet ende nëse këtyre dy emrave do t’i shtohen edhe bashkëprezantues të tjerë, ani pse kanë filluar të qarkullojnë disa emra të mundshëm.

Kujtojmë se festivali “Eurovision” për këtë vit u anulua për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Arilena Ara ishte përzgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë, por fati nuk ishte në anën e saj kësaj radhe. /Lajmi.net/

YouTube player