Mësohet gjendja e Verrattit, ja sa do mungojë
Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti ka pësuar lëndim në ligamente dhe do t'i duhen katër deri në gjashtë javë për t'u shëruar.
Sport
Këto janë lajme të këqija për përzgjedhësin e Italisë, Roberto Mancini që ka pritur se mesfushori ofensivë të ishte i gatshëm për Evropianin 2020, transmeton lajmi.net.
Italiani ka pësuar lëndim në ligamentet e gjurit të djathtë dhe fillimisht ka pasur raportime se do rikthehet pas tri javëve.
Sidoqoftë, Sky Sport Italia, raporton se ky lëndim i Verrattit do ta mbajë jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë.
Verratti është në dyshime për Kampionatin Evropian, me Italinë që është në grup me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin në grupin A./Lajmi.net/