Mësohet data finale e gjykimit të Benzemas për çështjen ‘Valbuena’

Valbuena e kishte akuzuar Benzeman se e ka shantazhuar duke i kërkuar para që të mos i publikojë një video kasetë seksuale, rast që ndodhi në vitin 2015, transmeton lajmi.net.

Sport

22/10/2021 17:15

Benzema gjithmonë i mohoi të gjitha akuzat, derisa nuk u paraqit fare në gjykatë ditëve të fundit, me avokatët që përfaqësuan francezin.

‘The Athletic’ tani raporton Benzema duhet të presë deri më 24 nëntor për të zbuluar nëse ai përballet apo jo me dënimin në gjyqin e tij të shantazhit.

Prokurorët kanë kërkuar që ai të dënohet me 10 muaj burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë nëse shpallet fajtor. /Lajmi.net