Mësohet data e publikimit të duetit “Prisoner” nga Dua Lipa dhe Miley Cyrus
Një super-bashkëpunim po vjen mes dy artisteve të njohura.

ShowBiz
Dua Lipa dhe Miley Cyrus ka kohë që kanë paralajmëruar një bashkëpunim dhe pritjes po i vjen fundi, shkruan lajmi.net.
Dueti mes dy artisteve është pjesë e albumit të ri të Miley Cyurs, e cila me anë të rrjeteve sociale ka zbuluar datën e publikimit.
Albumi i Mileyt, ku bën pjesë edhe bashkëpunimi me titull “Prisoner” me Dua Lipën do të publikohet më 27 nëntor.
Albumi në fjalë përmban 12 këngë, përveç bashkëpunimit me Duan, Miley ka realizuar edhe duet me Billy Idol dhe Joan Jett.
Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur kësaj radhe dy artistet e mirënjohura. /Lajmi.net/