Mësohet data e largimit të Ancelottit nga Real Madridit

Trajneri italian, Carlo Ancelotti thuhet se mund të largohet nga Real Madrid pas finales së Copa del Rey ndaj Barcelonës. Sipas Sky Sports, Ancelotti pritet të largohet nga Real Madridi pas ndeshjes së tyre në Copa del Rey me Barcelonën më 26 prill. Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi humbi me rezultat…

Sport

17/04/2025 15:01

Trajneri italian, Carlo Ancelotti thuhet se mund të largohet nga Real Madrid pas finales së Copa del Rey ndaj Barcelonës.

Sipas Sky Sports, Ancelotti pritet të largohet nga Real Madridi pas ndeshjes së tyre në Copa del Rey me Barcelonën më 26 prill.

Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi humbi me rezultat përfundimtar 5-1 ndaj Arsenalit në dy ndeshje.

Pavarësisht se fituan një avantazh ndaj Barcelonës në La Liga, ata lanë epërsinë të rrëshqasë edhe në atë garë, tani janë katër pikë prapa liderëve të ligës.

Ancelotti është vënë nën vëzhgim herë pas here këtë sezon, dhe sipas Sky, ai mund të largohet pas finales së Kupës së Mbretit.

Ndryshe, italiani është lidhur me punën e trajnerit të Kombëtarja e Brazilit.