Mesazhi që emocionoi Eglin në ‘Big Love’, Redoni mohon ta ketë dërguar: Më kanë përdorur emrin tim
Ish banori i Big Brother VIP Albania 4, Redon Berani ka folur në lidhje me ish banoren e këtij formati, Egli Takoi. Ai gjatë një interviste në emisionin “E diel” në Top Channel, u pyet në lidhje me raportin e tij me Eglin, si dhe për një mesazh të dërguar në Big Love, që u shfaq…

ShowBiz
Ish banori i Big Brother VIP Albania 4, Redon Berani ka folur në lidhje me ish banoren e këtij formati, Egli Takoi.
Ai gjatë një interviste në emisionin “E diel” në Top Channel, u pyet në lidhje me raportin e tij me Eglin, si dhe për një mesazh të dërguar në Big Love, që u shfaq në emër të tij.
“Eksperienca ime aty ka qenë vetëm pesë ditë, për shkak që kanë qenë vetëm pesë ditë, e kam krijuar vetëm një raport. Me Eglin unë jam tip besnik, kështu tipi jam, kur të krijoj një raport me dikë, me të gjitha të këqijat e mbështes, kështu që Egli është më e forta aty”, – u shpreh ai.
Një nga temat më të diskutuara ishte një mesazh që u shfaq në Big Love, në emër të Redonit.
Mesazhi ishte për Eglin dhe thoshte: “Sytë janë pasqyra e shpirtit tënd të bukur. Të lutem mos lejo të venitet shkëlqimi që reflektohet në to. Kjo eksperiencë do të mbarojë dhe unë mezi pres të të takoj”.
Kur u pyet për këtë çështje, Redoni reagoi me habi dhe mohoi çdo përfshirje në mesazh, duke thënë se dikush kishte përdorur emrin e tij pa dijeninë e tij.
“Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë ai unë, por nëse është përdorur emri im për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur emri im në atë aspekt, që mundet të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke e krijuar” – tha ai.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të ketë një sqarim të mëtejshëm në të ardhmen.
Redoni, nga ana e tij, duket i fokusuar në rrugën e tij dhe është i kujdesshëm me raportet që po ndërton jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.