Mesazhi prapa festimit të Dybalas

Sulmuesi Paulo Dybala dje ishte vendimtar në fitoren ndaj Napolit dhe festoi në të njëjtën mënyrë sikur kur ishte i lidhur me largimin nga Juventus në vitin 2019.

Sport

08/04/2021 15:42

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, Dybala ishte lojtari kryesor në fitoren e djeshme, përcjellë lajmi.net.

Argjentinasi me një gol të bukur me këmbën e majtë realizoi në fitoren 2 – 1 kundër “Napolitanëve”.

Ai festoi në të njëjtën mënyrë si në miqësoren ndaj Triestina në vitin 2019, kur ishte i lidhur me largimin derisa kishte refuzuar kalimin te Manchester United.

Sipas spekulimeve në Itali, Dybala mund të largohet në verë, ngase bisedimet për rinovim kanë ngecur që disa javë./Lajmi.net/