Mesazhi nga Rusia: Vendimi i Biden mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të synojë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore. Paralajmërimi vjen nga zyrtari rus Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, në një deklaratë sonte, sipas mediave ruse.…

Bota

17/11/2024 23:58

Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të synojë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Paralajmërimi vjen nga zyrtari rus Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, në një deklaratë sonte, sipas mediave ruse.

Ai tha gjithashtu se lëvizja e presidentit amerikan do të merr përgjigje të shpejtë nga Rusia.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar vazhdimisht se ky vendim do të nënkuptonte një konflikt të drejtpërdrejtë midis Perëndimit dhe Rusisë dhe do të ndryshonte “thelbin e konfliktit”.

Më herët, ai vuri në dukje se kërcënimi i armëve bërthamore nuk duhet të hidhet poshtë lehtë.