Mesazhi nga Brukseli për drejtësinë, Marta Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer, jemi duke monitoruar çështjet në hetim
Komisionerja europiane e zgjerimit, Marta Kos, gjatë një interviste sot për Politico, u shpreh se SPAK në Shqipëri po bën një punë shumë të mirë. Kos u shpreh se po e monitorojnë punën e Prokurorisë së Posaçme në vendin tonë, ndërsa u pyet edhe për “dosjen Balluku”, për të cilën tha se është më rendësi…
Lajme
Komisionerja europiane e zgjerimit, Marta Kos, gjatë një interviste sot për Politico, u shpreh se SPAK në Shqipëri po bën një punë shumë të mirë.
Kos u shpreh se po e monitorojnë punën e Prokurorisë së Posaçme në vendin tonë, ndërsa u pyet edhe për “dosjen Balluku”, për të cilën tha se është më rendësi që të hetohet për të zbuluar nëse ekzistojnë apo jo akuzat.
“Ka edhe disa raste, dhe ju keni përmendur rastin e Ballukut të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes. Ju e dini, SPAK-u, agjencia e antikorrupsionit në Shqipëri po bën një punë të shkëlqyer, dhe është në njëfarë mënyrë normale që ata të zbulojnë raste.
E rëndësishmja është të shihet që nëse këto çështje ekzistojnë, cilat janë reagimet, dhe këtë ne gjithashtu po e monitorojmë. Një tjetër çështje me antikorrupsionin e cila është tipike do të thoja për të gjithë vendet kandidate, është se mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, por nëse korrupsioni pranohet në atë vend, atëherë juve keni një problem tjetër.
Kështu që të gjitha këto vende po kalojnë nëpër procesin e ndryshimit të mendësisë në raport me korrupsionin dhe kjo kërkon kohë”, u shpreh Kos./TCh/