Mesazhi lamtumirës i Messit për Valverden
Lionel Messi ka përshëndetur Ernesto Valverden pas largimit të tij nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Sport
Futbollistët e Barcelonës kanë filluar të shkruajnë lamtumirat e tyre për Ernesto Valverden pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit.
I radhës është ylli më i madh i ekipit, Leo Messi.
Reprezentuesi argjentinas ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta përshëndetur Valverden, përcjell lajmi.net.
“Faleminderit për të gjitha, trajner. Jam i sigurt se do të shkojë mirë ku do që do vazhdosh sepse përveç se je një profesionist i madh, je një person i mrekullueshëm”, shkroi Messi në Instagram.
“Të uroj fat dhe një përqafim të madh”, u shpreh ai bashkuar në fotografinë e tij së bashku me Valverden. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B7TSXzGiNkl/?utm_source=ig_embed