Mesazhi i diplomates amerikane te Kurti: Liderët politikë të punojnë së bashku për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA’së, Anu Prattipati, bashkë me ambasadorët e Quint-it u takuan sot me Kurtin. Të cilit, iu tha që të punohet së bashku me liderët politikë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjatë takimit, ajo ritheksoi nevojën që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë së bashku për…

Lajme

12/05/2025 19:58

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA’së, Anu Prattipati, bashkë me ambasadorët e Quint-it u takuan sot me Kurtin. Të cilit, iu tha që të punohet së bashku me liderët politikë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Gjatë takimit, ajo ritheksoi nevojën që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë së bashku për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën.

“Këto institucione janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”, tha ambasada amerikane në postimin në rrjetin X.