Mesazhi i Celtic Park për Messin

Në Celtic Park nuk ndodhi befasia. Të martën mbrëma, Barcelona mposhti Celticun me rezultat minimal 1-0 në duelin e vlefshëm H në Ligën e Kampionëve, kurse në tribuna mbretëroi atmosferë fantastike. Tifozët e gjigantit skocez përkrahën idhujt e tyre, por kjo nuk mjaftoi. Barcelona në minutën e 76-të realizoi nëpërmjet Cesc Fabregasit, kurse vlen të…

Sport

02/10/2013 10:42

Në Celtic Park nuk ndodhi befasia. Të martën mbrëma, Barcelona mposhti Celticun me rezultat minimal 1-0 në duelin e vlefshëm H në Ligën e Kampionëve, kurse në tribuna mbretëroi atmosferë fantastike.

Tifozët e gjigantit skocez përkrahën idhujt e tyre, por kjo nuk mjaftoi. Barcelona në minutën e 76-të realizoi nëpërmjet Cesc Fabregasit, kurse vlen të përmendet fakti se vendasit nga minuta e 59-të mbetën me një futbollist më pak pas përjashtimit të kapitenit Brown.

Lionel Messi për shkak të lëndimit mungoi në këtë takim, por një sektor i tifozëve më të zjarrtë të Celticut përgatiti koreografi me mesazh për yllin argjentinas.

“Këtu është frika jote”, shkruante në transparentin që përmbante Messin, por edhe sulmuesin e Milanit, Mario Balotelli.