Merr flakë bombola e gazit në Korçë, gruaja hidhet nga ballkoni për të shpëtuar jetën

Një bombol gazi ka marrë flakë brenda ambienteve të një apartamenti në lagjen 18 në Korçë. Brenda në banese ka qenë një grua, e cila ka marrë djegie të mëdha në trup e fytyrë. Duke mos pasur mundësi për të dalë jashtë banesës, gruaja rreth të 50-ave është hedhur nga ballkoni. Për të shpëtuar situatës…

Lajme

04/07/2024 17:16

Një bombol gazi ka marrë flakë brenda ambienteve të një apartamenti në lagjen 18 në Korçë.

Brenda në banese ka qenë një grua, e cila ka marrë djegie të mëdha në trup e fytyrë. Duke mos pasur mundësi për të dalë jashtë banesës, gruaja rreth të 50-ave është hedhur nga ballkoni.

Për të shpëtuar situatës së krijuar, të vetmen mundësi kjo shtetase ka pasur ballkonin, duke u hedhur nga kati i 4 e për pasojë ka ngelur e plagosur rëndë.

Shërbimi spitalor ka transportuar me urgjencë në ambientet e spitalit rajonal të Korçës ku ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën, me djegie.