Merkel në ekspozitën kushtuar masakrës së Srebrenicës, ja si pritet (Foto)

18:58 | 9 Korrik 2015

Angela

Në kuadër të vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka vizituar edhe ekspozitën 11/07/1995 kushtuar masakrës së Srebrenicës.

Merkel, sipas mediave boshnjake është takuar edhe me Shoqatën “Nënat e Srebrenicë”s, por më së shumti vëmendje kanë marrë qytetarët të cilët në qendër të Sarajevës e kanë pritur me duartrokitje kancelaren gjermane.

Në anën tjetër, Merkel ka kërkuar nga Bosnje dhe Hercegovina që të ndërmarrë reforma sociale dhe ekonomike, të cilat do të krijonin vende pune dhe do të përshpejtonin procesin e anëtarësimit të Bosnjës në Bashkimin Evropian.

Merkel ka takuar sot udhëheqësit e Bosnjës në Sarajevë, në ndalesën e fundit të një turi evropian, që ka përfshirë edhe Shqipërinë e Serbinë.

Ajo ka thënë se Gjermania mbështet “perspektivën evropiane të të gjitha vendeve në rajon”.

“E dimë se problemet që duhet të zgjidhen në Bosnje, janë shumë të komplikuara, por i gjithë rajoni mund të përparojë, nëse Bosnja ec në rrugë të duhur”, ka thënë Merkel.

Bosnja është njëri nga vendet më të varfra në Evropë, ku norma e papunësisë arrin mbi 40 për qind.

Ky vend është po ashtu shumë pas fqinjëve të tij në rrugën drejt anëtarësimit në BE. /Indeksonline/