Merih Demiral në ndihmë të Turqisë, njoftoi se janë shitur tre fanella
Futbollisti turk, Merih Demiral, u mobilizuan për të dhuruar për viktimat e tërmetit. Një tërmet i fuqishëm ka goditur të hënën në orët e hershme të mëngjesit Turqinë dhe Sirin. Goditja ishte në shkallën 7.8 magnitude dhe shkaktoi mijëra vdekje, transmeton lajmi.net. Pas kësaj tragjedie shumë yje të futbollit kanë treguar ndihmën e tyre ndaj…

Sport
Futbollisti turk, Merih Demiral, u mobilizuan për të dhuruar për viktimat e tërmetit.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur të hënën në orët e hershme të mëngjesit Turqinë dhe Sirin.
Goditja ishte në shkallën 7.8 magnitude dhe shkaktoi mijëra vdekje, transmeton lajmi.net.
Pas kësaj tragjedie shumë yje të futbollit kanë treguar ndihmën e tyre ndaj Turqisë.
Kështu ka bërë edhe ylli turk, Merih bëri të ditur të ardhurat nga fanellat e 3 lojtarëve.
Ndërsa lojtari i kombëtares Merih Demiral luante për Juventusin, ish-shokët e tij të skuadrës u mobilizuan për të dhuruar për viktimat e tërmetit.
Cristiano Ronaldo, Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala kanë shfaqur gatishmërinë për të ndihmuar duke dhuruar fanellat e tyre më nënshkrim dhe të ardhurat e tyre të shkojnë për njerëzit e prekur.
Federatat dhe futbollistët pjesëmarrës në fushatat e bamirësive dhe klubeve të ndryshme morën aksione për viktimat e tërmetit./Lajmi.net/