Mërgimtari tenton vjedhje në një market në Llapnasellë, arrestohet nga policia
Një shqiptar me shtetësi të huaj është arrestuar në Llapnasellë pasi tentoi të vjedhë mall nga një market duke u larguar pa paguar. Ai u ndalua nga sigurimi i lokalit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. Njoftimi i plotë: Llapnasellë,31.05.2025-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull/sh, me shtetësi te huaj…

Lajme
Një shqiptar me shtetësi të huaj është arrestuar në Llapnasellë pasi tentoi të vjedhë mall nga një market duke u larguar pa paguar.
Ai u ndalua nga sigurimi i lokalit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Njoftimi i plotë:
Llapnasellë,31.05.2025-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull/sh, me shtetësi te huaj i cili ka tentuar që të merr mall nga lokali i një marketi dhe të largohet pa paguar, por është ndalur nga sigurimi i lokalit. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes.