Mërgimtari nga Austria paguan polisën kufitare në Kosovë

Polisa kufitare apo siç njihet ndryshe "Kartoni i gjelbër" vazhdon të paguhet në kufi të Kosovës megjithëse Qeveria Kurti kishte marrë vendim për t'i kompenzuar mërgimtarët në vitin 2020.

Lajme

06/06/2020 15:44

Ndonëse u tha se Qeveria Kurti pak para se të votohej qeveria e re mori përsipër mbulimin e polisave kufitare apo siç njihet ndryshe “Kartonin i gjelbër”, megjithatë, mërgimtarët po vazhdojnë t’i paguajnë ato.

Kështu ka thënë për Llapi.info, një bashkatdhetar nga Podujeva, i cili jeton në Linz të Austrisë, përcjell Albinfo Austria.

I njëjti ka dërguar edhe fotografinë ku shihet se pagesa është kryer me datën 05.06.2020 në vlerë të përgjithshme prej 15 eurove. Këtë pagesë ai e ka bërë nëpërmjet pikës kufitare në Merdare.