Mërgimtari erdhi në Kosovë për të festuar me familje, detyrohet të kthehet në Gjermani për shkak të mungesës së rrymës

Mungesa e energjisë elektrike tash e disa javë vazhdon të mbetet sfida kryesore e qytetarëve të Kosovës në të gjitha Komunat. Përveç qytetarëve të cilët jetojnë në Kosovë, me këtë problem po përballen edhe mërgimtarët të cilët kanë ardhur në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre festat e fundvitit. Por, ata po e…

Lajme

26/12/2024 10:23

Mungesa e energjisë elektrike tash e disa javë vazhdon të mbetet sfida kryesore e qytetarëve të Kosovës në të gjitha Komunat.

Përveç qytetarëve të cilët jetojnë në Kosovë, me këtë problem po përballen edhe mërgimtarët të cilët kanë ardhur në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre festat e fundvitit. Por, ata po e kanë një “derë” për t’u kthyer.

Asamblisti në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mungesa e energjisë elektrike e ka detyruar vëllain e tij të kthehet në Gjermani para festave, shkruan lajmi.net.

“Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje. Ende më e dhimbshme është kur deputetët e pozitës që vijnë nga Ferizaj tentojnë të hedhin fajin te kryetari i komunës më të suksesshme, Agim Aliu, i cili bëri thirrje për furnizimin me energji elektrike, pasi Ferizaj ka mbetur pa rrymë për ditë të tëra. Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri!”, ka shkruar Ismajli në Facebook. 
Të gjitha qytetet e Kosovës, veçanërisht Ferizaji kanë ndërprerje të energjisë elektrike mbi 8 orë në ditë. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: