Mërgata shqiptare në Finlandë proteston të shtunën kundër aktgjykimit të Speciales

Mërgata shqiptare në Finlandë do të dalë në protestë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta do të mbahet më 26 shtator në Kansalaistori të Helsinkit, duke nisur nga ora 17:00. Organizatorët kanë njoftuar se protesta është organizuar zyrtarisht dhe është pajisur me leje nga autoritetet e qytetit të…

Lajme

22/09/2026 12:11

Mërgata shqiptare në Finlandë do të dalë në protestë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta do të mbahet më 26 shtator në Kansalaistori të Helsinkit, duke nisur nga ora 17:00.

Organizatorët kanë njoftuar se protesta është organizuar zyrtarisht dhe është pajisur me leje nga autoritetet e qytetit të Helsinkit.

Përmes kësaj proteste, mërgata shqiptare synon të shprehë kundërshtimin ndaj vendimit dënues të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta në Helsinki i bashkohet tubimeve të mërgatës shqiptare në vende të ndryshme, pas vendimit të Gjykatës Speciale.