“Mercenarë medial” – AGK dënon ashpër gjuhën e përsëritur akuzuese të Abdixhikut kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka dënuar ashpër gjuhën e përsëritur akuzuese të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë. Abdixhiku në një intervistë televizive mbrëmë ka folur prapë për “mercenarë medial” duke thënë se “shumë lehtë japin një shpifje, papërgjegjësi, vetëm se ju rritet atje llogaria bankare prej sponsorizuesve,…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka dënuar ashpër gjuhën e përsëritur akuzuese të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë.
Abdixhiku në një intervistë televizive mbrëmë ka folur prapë për “mercenarë medial” duke thënë se “shumë lehtë japin një shpifje, papërgjegjësi, vetëm se ju rritet atje llogaria bankare prej sponsorizuesve, kundërshtarëve të ndryshëm”.
AGK ka thënë se këto pretendime të zotit Abdixhiku janë një sulm frontal kundër medias, lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.
“Një gjuhë e tillë me kualifikime si “mercenarë” është e papërgjegjshme, e papranueshme, shumë e rrezikshme dhe mund të paraqesë problem edhe në cenimin e sigurisë fizike të gazetarëve. Është poçacërisht për keqardhje që këto deklarata të zotit Abdixhiku vijnë në kohën që ai është në opozitë, dhe me përkrahje prej 13 %”, ka thënë AGK.
Ata e kanë ftuar Abdixhikun që të heq dorë nga këto spekulime dhe nëse ka fakte t’i denoncojë ato në organet përgjegjëse, si dhe ai bashkë me 14 deputetët e tjerë të partisë së tij në Kuvend të kontribuojnë për një ambient të lirë medial /Lajmi.net/
Postimi i plotë: