Mercedes sjell minibusin për kamping (Foto)
Kompania Mercedes ka prodhuar minibusin e saj për kamping.
Auto & Tek
I quajtur Mercedes-Benz V-Class Marco Polo, ky model do të jetë konkurrent i minibusit Volkswagen California.
Brenda këtij minibusi është edhe kuzhina si dhe shtrati i gjumit, i cili shndërrohet edhe në ulëse.
V-Class Marco Polo ka një motor 2.1-litërsh 16V me katër cilindra që prodhon 187 kuaj-fuqi.
Çmimi i këtij modeli kushton afër 60 mijë dollarë./Lajmi.net/