Mercedes S65 AMG Cabriolet (FOTO)

Mercedes-AMG S65 Cabriolet ofron kënaqësinë e vozitjes në një veturë shumë të fuqishme të hapur lart dhe me 4 vende.

Auto & Tek

15/12/2015 16:20

Ky model vjen me motor V12 6.0 litër me dy turbo kompresorë dhe prodhon 630 kf.

Ka sistem të amortizimit me ajër AIRMATIC si dhe sistem të mbrojtjes nga erërat kur vetura është e hapur, AIRCAP dhe AIRSCARF sistem i ngrohjes së qafës, transmeton Express.

Po ashtu, mbështetësja e dorës është me ngrohje si dhe ka një sistem inteligjent të ajrit të kondicionuar.

Me 630 kf kjo veturë përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 4.1 sekonda dhe shpejtësi maksimale të kufizuar elektronikisht në 250 km/h.

Pesha është reduktuar shumë, pjesë e këtij reduktimi është edhe akumulatori i cili në këtë model është i llojit Lithium-ion e cila është e ngjashme me bateritë e telefonave mobil.

Ky ndryshim ulë peshën me 20 kg.

Tipare tjera janë të ngjashme me ato që i gjeni në S-Class.