Mercedes Benz GLK vazhdon me një stil unik

Tani Mercedes GLK nuk është më i vogël, kjo makinë është një crossovers luksozë.

Auto & Tek

31/12/2014 15:31

Me ri dizajnimin e tij të fundit GLK ka elemente të reja të ndriçimit që e përditësojnë pamjen, si dhe brendia e tij që është mjaft e pajisur nga ana e teknologjisë.

Kjo makinë ka një dash bord të bukur që në të ka një ekran të madh LCD, i rrethuar nga kontrollet kryesisht intuitive.

 Ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët, ulëset para dhe mbrapa janë shumë të buta.

Mercedes Benz GLK ka ne dispozicion dy motor,njëri është V6 3.5 litër, ndërsa tjetri është një turbo diesel 2.0 litër BlueTec.

Bluetec turbodiesel ka 190 kuaj fuqi,i cili ka një marsh automatik dhe është standard në këtë model.

Çmimet janë të ndryshëm, një Mercedes Benz GLK 250 diesel, 4 Matic BlueTec fillon nga 36.642 dollar.