Mercedes-Benz G-Class “Gangsta”

Edhe pse dekada më herët është prodhuar vetëm për ushtri, tani kjo makinë është super luksoze.

Auto & Tek

24/12/2014 12:48

 Kjo makinë gjithashtu ka çmimin më të lartë në treg i cilin fillon me 100 mijë dollar.

Në vitin 2015 Mercedes Benz G-Class do të ketë në treg dy lloje të kësaj klase, njëri është G550 me një motor 5,5 litër, V-8 me 388 kuaj fuqi i shoqëruar me një marsh prej shtatë shpejtësi automatike.

Ndërsa versioni G63 AMG Tëin Turbo, vjen me motor V8 dhe ka 544 kuaj fuqi, makina këto që arrijnë shpejtësinë nga 0deri në 60 mph për vetëm 5.3 sekonda, edhe pse këto makina ndajnë një shpejtësi të kufizuar të lart deri në 130 mph.

Kjo gjeneratë aktuale G-Class ka më shumë opsione veçanërisht tipare të infotainment. Çdo G-Class ka lidhje Bluetooth, një sunroof, një sistem navigacion, me 40GB të hapësirës hard drive për harta dhe muzikë, një sistem me gjashtë DVD audio,  radio satelitore HD, një ndërfaqe iPod, një timon prej lëkure dhe druri.

Ky model ka vende lëkure para e mbrapa. Të dy G550 dhe G63 AMG gjithashtu kanë një celular që mundëson aplikacionet të lidhet në  Facebook përmes G COMAND.