Mëngjeset e Granit Xhakës tashmë kanë marrë tjetër kuptim

Granit Xhaka e nisi ditën bashkë me vogëlushen e tij.

ShowBiz

15/04/2020 11:46

Në tetor të vitit të kaluar, Granit Xhaka u bë baba për herë të parë, bashkëshortja e tij Leonita solli në jetë një vajzë, shkruan lajmi.net.

Çifti tashmë po kalojnë kohën më të bukur pranë vajzës Ayana, me të cilën sjellin kohë pas kohe imazhe të reja.

Mëngjesin e sotëm, Leonita publikoi një imazh, në të cilin shfaq Granitin bashkë me vajzën në dhomën e gjumit, teksa po shikonin nga dritarja.

“Mirëmëngjesi”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotos. Dyshja po kalojnë kohën bashkë si familje pasi i anuluan të gjitha planet për shkak të pandemisë. /Lajmi.net/