Mendy gati për Sevillan? Portieri kthehet në stërvitje më herët sesa është pritur
Edouard Mendy mund të gëzojë trajnerin Frank Lampard.
Sport
Chelsea po përgatitet për ndeshjen kundër Sevilla në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Para kësaj ndeshje, problemet më të mëdha për Chelsea qëndrojnë në fazën defensive të skuadrës, por edhe te portieri.
Forma e dobët e Kepa Arrizabalaga dhe lëndimi i Edouard Mendy nënkuptojnë telashe për Lampard.
Megjithatë, ‘Telegraph’ raporton se Chelsea kanë shpresa për rikthimin e Mendy për ndeshjen ndaj Sevilla, transmeton lajmi.net.
Portieri është kthyer në seancat stërvitore më herët sesa parashikohej ta bënte këtë.
Mbetet të shihet nëse Mendy do të mund të rikuperohet për të marrë pozitën e titullarit. /Lajmi.net/