Mendy dhe Chilwell pritet të startojnë ndaj Tottenham
Frank Lampard ka konfirmuar se mund t’i japë portierit Edouard Mendy debutimin e tij në Chelsea në udhëtim te Tottenham në ndeshjen e Kupës Carabao të martën në mbrëmje.
Sport
Gjithashtu, Ben Chilwell është rikuperuar plotësisht dhe pritet ta nis nga fillimi këtë sfidë.
Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic vazhdojnë të mbetet jashtë skuadrës, pavarësisht se kanë filluar stërvitjet me ekipin.
“Mendy dhe Chilwell janë në skuadër nesër”, konfirmoi Lampard.
“Ata janë në gjendje të mirl dhe ne do të shohim nëse startojnë apo jo. Ziyech dhe Pulisic nuk janë larg, por ata janë ende në një fazë rikuperimi. Është shumë herët për të dy”. /Lajmi.net/