Menduh Thaçi takon ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për të drejtat e njeriut

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, përgjegjës për të drejtat e njeriut, Ivan Simonoviq.

Lajme

22/05/2015 17:05

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga PDSH-ja, në këtë takim është diskutua për krizën aktuale politike, incidenti në Kumanovë, të drejtat e shqiptarëve, bisedimet mes liderëve të 4 partive më të mëdha politike në Maqedoni, dhe veçanërisht roli i PDSH-së në skenën aktuale në Maqedoni, si dhe de-bllokimin e proceseve integruese të vendit.

“Kryetari Thaçi e njoftoi delegacionin e OKB-së me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe për mundësit e daljes nga kjo krizë”, thuhet në komunikatë sipas së cilës Thaçi ka potencuar nevojën e zgjidhjes së krizës aktuale dhe mos përshkallëzimin e saj.