Memushaj: De Biasi duhet të inkuadrojë këta futbollistë me Rumaninë
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, beson që Gianni De Biasi duhet të zgjedh lojtarët që janë më mirë fizikisht për ndeshjen ndaj Rumanisë.
Sport
Ai vlerësoi që kuqezinjtë kanë shpenzuar shumë energji në takimin ndaj Francës.
“Duhet harruar ajo ndeshje (Franca) dhe kemi 3 ditë për të përgatitur ndeshjen me Rumaninë. Kemi një ndeshje shumë të vështirë, por besoj se edhe atyre u duhet fitorja dhe besoj do të kemi më shumë hapësira në lojë”, deklaroi Memushaj, përcjellë “Lajmi.net”.
“Mendoj vetëm të rikuperoj sa më mirë. Dje jemi lodhur shumë. Skuadra ka vrapuar shumë dhe tani kemi 3 ditë për të rikuperuar dhe kush është më mirë fizikisht i di trajneri. Edhe Rumania besoj ka shpenzuar shumë energji në dy ndeshjet, ashtu si ne me Zvicrën dhe Francën”, deklaroi ai.