Memli Krasniqi: Lamtumirë baca Haxhi, një baba që formësoi një lider dhe një komb të tërë

Në një postim të tij, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka nderuar figurën e Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi, pas ndarjes nga jeta të tij. Krasniqi theksoi se baballarët janë arkitektët e padukshëm të fateve tona dhe se Haxhi Thaçi nuk la pas vetëm një familje në zi, por…

Lajme

18/03/2025 18:41

Në një postim të tij, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka nderuar figurën e Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi, pas ndarjes nga jeta të tij.

Krasniqi theksoi se baballarët janë arkitektët e padukshëm të fateve tona dhe se Haxhi Thaçi nuk la pas vetëm një familje në zi, por një trashëgimi të vlerave dhe mësimeve që ndikuan në formësimin e një lideri historik si Hashim Thaçi.

Ai kujtoi fjalët e mençura të Haxhi Thaçit për të birin gjatë luftës, duke theksuar se Haxhi Thaçi rriti një udhëheqës të madh që udhëhoqi luftën për lirinë e Kosovës.

Krasniqi përfundoi me ngushëllime për familjen Thaçi, duke nderuar jetën dhe sakrificat e Bacës Haxhi.