Memli Krasniqi i prerë në qëndrimin e tij ndaj Vetëvendosjes: Me neve nuk mundet, e kanë Listën Serbe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u pyet lidhur me situatën e bllokimit të Kuvendit. Mbi këtë çështje, ai u pyet: A mund ta krijojë një shumicë VV-ja me juve? “Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, tha Krasniqi në T7. “Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët…

Lajme

25/06/2025 21:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u pyet lidhur me situatën e bllokimit të Kuvendit.

Mbi këtë çështje, ai u pyet: A mund ta krijojë një shumicë VV-ja me juve?

“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, tha Krasniqi në T7.

“Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kan opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”, shtoi Krasniqi.

“Prej refuzimeve të tjera vetëm ai opsion ju ka mbetë”, pohoi Krasniqi.