“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë” – Dardanët shpalosin koreografi para ndeshjes
Ka nisur ndeshja kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës. Nga mesi i fushës të parët me topin kanë nisur futbollistët e Zvicrës, shkruan lajmi.net. Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një koreografi para ndeshjes. “Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë” – shkruhej në mesazhin afër koreografisë.…

Sport
Ka nisur ndeshja kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës.
Nga mesi i fushës të parët me topin kanë nisur futbollistët e Zvicrës, shkruan lajmi.net.
Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një koreografi para ndeshjes.
“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë” – shkruhej në mesazhin afër koreografisë.
“Dardanët” po paraqiten me fanellat e kaltërta, ndërsa mysafirët me fanellat e bardha.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro2024”.
Në Grupin I me Kosovën dhr Zvicrën janë edhe Rumania, Izraeli, Bjellorusia dhe Andorra./Lajmi.net