Meloni: Shqipëria është vend evropian, Roma dhe Tirana janë vende mike
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vlerësuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së duke thënë se Italia do të vazhdojë të mbështesë vendin drejt këtij procesi. Në një takim të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo u shpreh se duhet të jenë të kënaqur me progresin e bërë në drejtimin integrues. “Ju e dini që Italia ka…
Lajme
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vlerësuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së duke thënë se Italia do të vazhdojë të mbështesë vendin drejt këtij procesi.
Në një takim të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo u shpreh se duhet të jenë të kënaqur me progresin e bërë në drejtimin integrues.
“Ju e dini që Italia ka lansuar nisma të ndryshme, siç është nisma e Punëve të Jashtme, dhe kemi qenë mbështetës të parë të anëtarësimit. Dhe e themi që nuk është rizgjerim i Evropës por një bashkim i saj.
Shqipëria është një vend, një komb evropian. Ne folëm për shumë çështje dhe të gjitha janë pjesë e bashkëpunimit dypalësh. Edhe sot thelluam më tej zhvillimet e arritura në dosje praktike.
Por kjo është vetëm një nga fazat e shumta të një bashkëpunimi që do ë mbërrijë në një bashkëpunim që përmban edhe integrimin e ekonomive tona. Janë marrëveshje dhe mirëkuptime që kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm. Do të doja të falënderoj kryeministrin Rama, por edhe ministrat dhe ambasadorët dhe të gjithë stafin që kanë punuar këto ditë”, tha ajo.